Telegrafi

Kriza: Britania ofron plan shpëtimi për bankat

Plani i shpëtimit, ku po përdoren para të taksapaguesve do të krijojë një kapital shtesë për bankat kryesore britanike.

Në shkëmbim qeveria britanike do të marrë aksione në banka. Paketa parasheh dhe 200 miliardë paund si hua afatshkurtra për bankat më të rëndësishme.

Plani synon dhe stabilizimin e bursës britanike, ndaj dhe u bë publik pak para hapjes së bursës për ditën e sotme.

Edhe sot tregjet financiare aziatike kanë shënuar rënie nga 2.8% deri në 4.1%.