Telegrafi

Kriza botërore prek Elbasanin

Ndalimi i prodhimit ka sjellë një reaksion zinxhir, pasi të paktën 150 punëtorë kanë ndalur punën dhe është ndaluar gjithashtu marrja e lëndës së parë në minierë. Sindikatat e punëtorëve thonë se ende nuk kanë asnjë informacion për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Aktualisht, prodhimi është i pezulluar dhe situata pritet të zhbllokohet pas shitjes së prodhimit të mbetur stok.

Afro një muaj më parë, një kompani tjetër e industrisë së rëndë, “Kurumi”, shkurtoi rreth 240 punëtorë dhe pezulloi prodhimin, si rezultat i një investimi që kjo firmë po bën në sistemin e filtrimit, por edhe në shtimin e kapacitetit të prodhimit. Kompania dha alarmin, duke deklaruar rënie të ardhurash dhe shkurtim të numrit të punëtorëve, sidomos në petëzimin e imët, vendime të imponuara, sipas saj, nga rënia e kërkesës për hekur në treg.

Më e mbrojtur nga kjo situatë paraqitet fabrika e çimentos “ECF”. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Veli Kazazi, thotë se drejtuesit e këtyre kompanive që kanë si destinacion të prodhimit të tyre tregun ndërkombëtar, janë stepur disi, në pritje të reagimit të tregut pas krizës së bankave dhe recensionit të ekonomisë. Viti 2009, sipas Kazazit, do të jetë një vit i vështirë, por me shumë shpresa për një start të ri të ekonomisë.