Telegrafi

Kriza botërore do të mbyllë 50.000 vende të punës në Bullgari

Këtë sot e vlerësoi Partia Demokrate për Bullgari të Fuqishme (DSB) e ish-kryeministrit Ivan Kostov, duke parashtruar në Parlament propozim paket të masave ekonomike.

Në mesin e masave të propozuara janë zvogëlimi i tatimit për kompanitë e vogla prej 15 në 10 për qind, zvogëlim të Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH) prej 20 në 18 për qind, si dhe zvogëlim deri në shtatë për qind të TVSH-së për medikamente dhe libra shkollorë.