Telegrafi

Kriza, bie pesimizmi i grekëve

Kështu thotë një sondazh i publikuar nga televizioni grek “Skai”, sipas të cilit 66 për qind e grekëve vlerësojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, kundrejt 71 për qind që e mendonin kështu në muajin korrik.

Ndërsa 55 për qind janë të mendimit se ekonomia do të përkeqësohet, kundrejt 61 për qind që ishte në sondazhin e mëparshëm.

Ndërkohë, pritet që së shpejti sindikatat e punëtorëve në shtetin helen të rifillojnë me protestat, që parashikojnë ndërprerjen e punës në të gjithë sektorët / Telegrafi/