Telegrafi

Kriza bankare në Evropë është në rrugën e normalizimit

Lidhur me situatën e gjendjes së institucioneve financiare në Evropë, Trishe u përgjigj se janë në rrugën drejt normalizimit.

"Qeveritë e Bankave qendrore në Evropë dhe në SHBA e rritën aftësin e bankës që të rifinancohet dhe të merren mjetet likuiduese, prej të cilave kemi nevojë", tha Trishe.

Ai bëri thirrje që bankat të kthehen drejt qëllimit të tyre për përmirësmin e debive të ndërsjella dhe të klientëve të tyre.

Vendet nga BE-ja nuk e hodhën poshtë Paktin për stabilitet në takimet e fundit, të përkushtuara në krizën financiare, tha Trishe.

Pakti i stabilitetit dhe rritja paraqet limite të caktuara vjetore të deficitit publik deri në tre për qind nga Bruto Prodhimi i Vendit, ndërsa debinë publike e kufizon deri në 60 për qind nga BPV.