Telegrafi

Kriza, amerikanët të kursyer për festa

Tregëtarët thonë se ky është sezoni më i keq i shitjeve në katër dekadat e fundit.

Ata kanë ulur çmimet si kurrë ndonjëherë, ndërsa ka edhe blerës që thonë se kanë marëe veshje apo sende të tjera thuajse falas.

Fitimi i tregëtarëve varet sidomos nga shitjet e fundvitit.

Sipas një studimi të kryer, blerjet me shumicë ranë në masen 24 përqind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa ato me pakicë në 4 përqind.