Telegrafi

Kriza amerikane si piramidat shqiptare

Autori Tom Hundley i Chicago Tribune sjell në vëmendje vitin 1997 në Shqipëri ku firmat piramidale mashtruan popullsinë të cilët humbën kursimet e tyre të jetës. Ishte ky vit kur Shqipëria u fut në kaosin ekonomik.

“Ndësa ekonomia amerikane tkurret në Wall Street, ndoshta ka një mësim nga i cili duhet të zëmë mend, nga eksperienca në Shqipëri. E kam seriozisht”, thekson Hundley.

Gazetari i saj, Tom Handley, që ka ndjekur nga afër ngjarjet e 97-të në Shqipëri thotë se nuk ka asnjë ndryshim sa i përket funksionimit ne të dy rastet, vetëm se në Amerikë “Lehman Brothers” dhe “AIG” zëvendësuan Suden dhe VEFA-n në Shqipëri.

Krahasimi vjen pikërisht në momente të vështira që po kalon SHBA.

"Nga eksperienca shqiptare SHBA-të mund të nxjerrin mësim", thotë Handley, i cili kujton se në vitin 97-të rreth 800 mijë shqiptare vunë kursimet e gjithë jetës së tyre për të marrë përfitime të mëdha në një kohë të shkurtër.

Në një artikull të gjatë, gazetari ironizon se SHBA nuk është në prag anarkie si në Shqipëri dhe se shpresa mbetet që liderët e mençur do ta nxjerrin vendin të larë nga ky batak.

Chicago Tribune nuk heziton të sjellë para syve edhe Shqipërinë e postfirmave piramidale. “Sot shqiptarët janë më të varfrit në Evropë, papunësia aty është rritur deri ne 30%”.