Telegrafi

Kriza abstinenciale te duhanpirësit

Mungesa e ndonjërës nga këto substanca e cila ka ndryshuar ndonjë funksion jep një grup simptomash të cilat definohen si “sindroma e krizës abstinenciale” ose sindroma e abstinencës.

Varshmëria në nikotinë dhe simptomat të cilat paraqiten kur mungon konsumimi i saj, janë pengesa për ndërprerjen e duhanit. Kur duhanpirësit e lënë duhanin, ata i humbin efektet “pozitive” të nikotinës të cilat i kanë ndjerë, ndërsa tani kanë efekte “të dhimbshme” të mungesës së saj. Kjo është arsyeja pse konsumimi i duhanit nuk mund të konsiderohet si vendim i drejtë dhe pse tregu i duhanit nuk duhet të jetë i pakufizuar.

Cigaret nuk posedojnë ndonjë veçori, emocion apo pjesë të një klase shoqërore. Ato janë thjeshtë një “shkop” duhani, letër, ngjitës dhe substanca helmuese kimike. Në to nuk ka asgjë e cila i shërben organizmit të njeriut. Cigaret janë një produkt i cili mund të gjendet lehtë, i cili shkakton varësi dhe në fund i mbyt gjysmën e përdoruesve të vet të rregullt. Madje vetëm një substancë nga duhani e lidh duhanpirësin për cigaren thuajse nga fillimi i pirjes së saj, dhe kjo është nikotina e rrezikshme.

Një duhanpirës konsiderohet si i varur, nëse ka nevojë për cigare pavarësisht nga situata në të cilën gjendet, sjellja e tij është e kushtëzuar nga nikotina, si edhe kur nuk mund ta lë duhanin edhe pse është i vetëdijshëm për dëmet që i shkakton. /Telegrafi/