Telegrafi

Kriza, 200 punëtorë të Ferronikelit rrezikojnë punën

Kryetari i KK të Drenasit, Nexhat Demaku, ka takuar punëtorët e sindikatës së pavarur të ndërmarrjes së “Ferronikelit”, nga të cilët është njohur me kushtet në të cilat punojnë ata, ndërsa temë e veçantë e këtij takimi ka qenë rreziku që iu kanoset disa punëtorëve të kësaj ndërmarrje që thuhet se e ka kap kriza globale financiare. 

Njëra nga opsionet që ka ofruar ndërmarrja e “Ferronikelit” për punëtorët e ndërmarrjes ka qenë zbritje e rrogave për 10 për qind të të gjithë punëtorëve të “Ferronikelit”, ose 200 punëtorë të largohen nga puna për 3 muaj me 70 për qind të pagave. /telegrafi/