Telegrafi

Kriza, 110 milionë euro minus për qeverinë

Të dhënat bëhen të ditura nga një vendim qeverie mbi planin buxhetor afatmesëm dhe nxjerrin në pah gënjeshtrat e mëparshme për realizim të planit të të ardhurave buxhetore në 100 për qind.

Deficiti u krijua te të ardhurat tatimore, ku të ardhurat nga akciza ishin më problematiket. Plani i qeverisë synonte arkëtimin e 304 miliardë lekëve (2.47 miliardë euro) gjatë vitit 2008.

Të ardhurat qenë veçanërisht të bollshme për shkak të shumëfishimit të çmimeve të mallrave energjetike në tregun ndërkombëtar. Por në shtator, kriza financiare botërore shpërtheu, çmimet ranë dhe rrjedhimisht edhe të ardhurat buxhetore morën tatëpjetën.

Deficiti në të ardhura qe veçanërisht pasojë e muajve nëntor dhe dhjetor. Por qeveria nuk e pranoi në asnjë rast një problem të tillë. Së fundmi, ajo është angazhuar në një fushatë mediatike që synon të bindë shqiptarët se Shqipëria është një përjashtim nga kriza financiare botërore.