Telegrafi

Kritikuesi i Putinit, Navalny arrestohet pas arritjes në Moskë

Politikani rus i opozitës, kritiku më i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putinit, Alexei Navalny, zbarkoi në aeroportin Sheremetyevo në Moskë,

Me të arritur në kryeqytetin rus, ashtu siç ishte paralajmëruar, politikani është arrestuar.

Përkrahësit e opozitarit u mblodhën më herët në aeroportin e Vnukovës, por Navalny përsëri zbarkoi në një aeroport tjetër.

Sipas gazetarëve të shtypit francez që ishin në aeroplan, piloti i aeroplanit që fluturonte nga Berlini fillimisht njoftoi një vonesë prej 30 minutash për shkak të “problemeve teknike” dhe më pas informoi udhëtarët se ishin ridrejtuar në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Politikani rus i opozitës po merrte veten nga helmimi i pretenduar i agjentit nervor në Moskë, për të cilin ai akuzoi Rusinë, megjithatë, Kremlini mohoi se kishte të bënte me helmimin. /Telegrafi/