Telegrafi

I kritikuar dhe cilësuar si “restoranti më i keq në New York”, Nusret detyrohet të mbyllë filialin e tij në shtetin amerikan

Dyqani i hamburgerëve të kuzhinierit të famshëm Salt Bae, i cili dikur u kritikua si “restoranti më i keq” i New Yorkut është mbyllur.

“Salt Bae Burger New York” në pronësi të kuzhinierit/influencuesit turk Nusret Gökçe, u mbyll këtë muaj me një tabelë në derën e tij ku thuhej se “po zhvendosej në një vend të ri”.

Ai vjen pasi kritikët e cilësuan këtë filial si ‘restorantin më të keq’ të qytetit me ‘të gjithë sharmin e një hangari aeroplani’, shkruan DailyMail.

Por menyja e zinxhirit të burgerëve do të vazhdojë të shërbehet në një adresë tjetër të Nusr-Et Steakhouse, kompania mëmë e “Salt Bae Burger”, tha një zëdhënës i markës për Eater NY.

“Salt Bae Burger New York” u hap në 220 Park Avenue South, pranë Union Square Park, vetëm një muaj përpara se pandemia të mbyllte restorantet për ngrënie të brendshme.

Restoranti u kritikua shpejt se kishte ‘të gjithë sharmin e një hangari aeroplani’ me kritikët që thanë se ushqimi i tij ishte i mbivlerësuar. Një kritik i ushqimit Gothamist shtoi se ishte “restoranti më i keq” në qytetin e New Yorkut.

Marka ishte një vazhdim i ‘steakhouse Nusr-Et të z. Gökçe’, një restorant i famshëm me mbi 20 vendndodhje në mbarë botën.

Por kompania mëmë u godit me padi të shumta duke e akuzuar atë për ngacmim seksual dhe vjedhje pagash.

Në vitin 2020, CEO i “Nusr-Et Al Avci” tha se nuk kishte asnjë problem në restorantet e kompanisë.

Edhe pse Salt Bae kishte bërë emër në biznesin e restoranteve, jeta e tij ndryshoi brenda natës në vitin 2017, kur ai ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video të tij duke përgatitur një biftek otoman në stilin e tij në Instagram.

Videoja – e cila ka mbledhur mbi 17 milionë shikime – tregon kasapin duke spërkatur kripë mbi mish me dorën e tij në formë ‘si një kobër’.

I veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse të zeza të holla, lëvizja ‘sensuale’ i dha Nusretit titullin ‘kuzhinieri më seksi në Instagram’.

“Të gjitha ndjenjat e mia vijnë nga brenda mishit”, tha ai për NBC. “Deri në momentin kur vendosa kripën mbi mish”.

Ai gjithashtu shkaktoi zemërim te publiku vitin e kaluar kur u shfaq në fushë pas përfundimit të finales së Kampionatit Botëror, duke festuar me Lionel Messin dhe shokët e tij të skuadrës dhe madje duke mbajtur trofeun ikonë në dorë – gjë e cila nuk ishte e lejuar. /Telegrafi/