Telegrafi

Kritiku i Kremlinit, Navalny: Putini ishte prapa krimit kundër meje

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny i tha një reviste gjermane se presidenti rus Vladimir Putin qëndron pas helmimit të tij të dyshuar dhe theksoi se ai nuk kishte frikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Navalny u dërgua nga Rusia në Berlin në gusht pasi u sëmur gjatë një fluturimi.

Ai mori trajtim në spitalin Charite për atë që Gjermania tha se ishte helmim nga një agjent nervor potencialisht vdekjeprurës para se të lirohej në shtator.

“Unë pretendoj se Putini është pas krimit dhe nuk kam ndonjë version tjetër të asaj që ka ndodhur”, tha Navalny për Der Spiegel, sipas një ekstrakti të një interviste, shkruan Reuters.

Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Kremlini, i cili ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe tha se ende nuk ka parë prova të një krimi.

“Ju nuk ndjeni asnjë dhimbje por e dini që po vdisni”, tha Navalny për momentin që agjenti nervor filloi të kishte efektet e para tek ai.

Navalny i tha Der Spiegel se do të kthehej në Rusi, duke shtuar: “Detyra ime është tani të qëndroj e patrembur. Dhe nuk kam frikë!”. /Telegrafi/