Site icon Telegrafi

Kritiku i Kremlinit i cili dyshohet që u helmua do të dërgohet në Gjermani për trajtim

Mjekët rusë të cilët po e trajtojnë kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, i cili ra në gjendje kome pasi u sëmurë të enjten, kanë ndërruar mendje dhe kanë rënë dakord ta dërgojnë 44 vjeçarin në Gjermani për trajtim.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, mjekët në qytetin siberian të Omsk, insistuan më parë se Navalny ishte në gjendje shumë të rëndë për ta shpërngulur atë në spital tjetër.

Përkrahësit e tij dyshojnë se 44 vjeçari ishte helmuar si dhe të njëjtit akuzojnë autoritetet se po përpiqeshin të mbulojnë ndonjë krim të mundshëm.

Aleksei Navalny

Ndërkohë raportohet se një aeroplan i pajisur me mjete mjekësore pritet që brenda disa orëve ta dërgojë Navalnyn në Gjermani për trajtim. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version