Testet e bëra nga spitali gjerman ku po trajtohet lideri i opozitës ruse, Aleksei Navlany, tregojnë se ky i fundit ishte helmuar, potencuan zyrtarët.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Spitali Charite në Berlin, vuri në dukje se i njëjti po vuante nga një substancë e grupit të frenuesve kolinesterues.
Zyrtarët shtuan se Navalny gjendet ende në koma në njësi të kujdesit intensiv.
“Gjendja e tij shëndetësore mbetet ende serioze, mirëpo i njëjti nuk paraqet ndonjë rrezik të lartë akut”, tha spitali në një deklaratë.
Substanca me të cilën u helmua Navalny thuhet se nuk u identifikua ende.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës, qeveria gjermane raportoi se kritiku i Kremlinit me shumë gjasa ishte helmuar, dhe se i njëjti duhej të trajtohej në mënyrë të veçantë. /Telegrafi/