Telegrafi

Kritikon kompaninë, ata refuzojnë t’i shesin një veturë

Në fakt, ai nuk arriti ta marrë veturën e dëshiruar, pasi në ueb faqen e tij ka kritikuar këtë kompani dhe shefin e saj Elon Musk, transmeton Telegrafi.

Shpesh ndodh që klienti të mos ndahet i kënaqur me ofertën që i bëhet në ndonjë auto-sallon, dhe kështu shkon në ndonjë vend tjetër dhe e zgjedh modelin që i përshtatet atij. Por çka nëse ndodh e kundërta, kur jeni ju ai që kompania nuk dëshiron t’ua shesë një veturë?

Alsop kishte porositur përmes internetit modelin e ri të Tesla Model X, por kur kishte shkuar për ta marrë, zyrtarët e lartë të kësaj kompanie kishin vendosur të mos ia shesin.

Ky amerikan shpesh kishte publikuar në faqen e tij artikuj kritikues, dhe kështu në një artikull kishte apostrofuar edhe Elon Musk.

Ai kishte kritikuar kompaninë Tesla, për faktin se gjatë prezantimit zyrtar të modelit X në shtator të vitit të kaluar, zyrtarët e kësaj kompanie e kishin prezantuar me dy orë vonesë dhe nuk u kishin siguruar ushqim të pranishmëve.

Pavarësisht organizimit të dobët, ky fakt nuk e kishte ndaluar Stewart Alsop t’i bëj vetes dhuratë një veturë siç është Tesla Model X.

Megjithatë, kjo kompani nuk ia kishte harruar kritikat, dhe kështu nuk pranuan ti shesin një veturë. /Telegrafi/