Site icon Telegrafi

Kritikoi ashpër presidentin amerikan dhe liderët e tjerë botëror, Trump ironizon me aktivisten suedeze

Greta Thunberg (Foto: Stephanie Keith/Getty Images/Guliver)

Aktivistja suedeze Greta Thunberg e cila në Kombet e Bashkuara mbajti fjalim mbi ndryshimet klimatike dhe që kritikoi ashpër liderët botëror, duke i akuzuar rëndë se nuk po bëjnë asgjë për të parandaluar këto fenomene që po rrezikojnë jetën e miliona njerëzve, fitoi vëmendjen e gjithë botës me fjalimin dhe guximin e saj për t’i thënë këto fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Megjithatë deklaratat e saj nuk kaluan pa u ironizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, të cilit i dhuroi “një shikim të errët” derisa po kalonte pranë saj për t’iu drejtuar mediave, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu E tërë bota po flet për shikimin e "errët" të aktivistes suedeze, iu afrua Trumpit dhe e vështroi me nervozizëm

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, i pari i Shtëpisë së Bardhë ka shkruar: “Duket shumë e lumtur, kjo vajzë e re që i gëzohet të ardhmes së ndritur. Është mirë të shohësh diçka të tillë”.

Kujtojmë se Thunberg gjatë muajit të kaluar pati deklaruar se si Trump nuk po e dëgjon shkencën, kur bën vlerësime për ngrohjen globale.

Lexo po ashtu Adoleshentja suedeze "shpërthen" ndaj liderëve botëror: Njerëzit po vdesin, e ju flisni vetëm për para

“Njerëzit vuajnë, njerëzit vdesin. I tërë ekosistemi po shkatërrohet. E tëra qfarë flisni janë paratë dhe ëndrrat për rritje enorme ekonomike. Si keni guxim”, ka deklaruar aktivistja 16-vjeqe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version