Telegrafi

Kritikohet Projektligji mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar

Në një dëgjim publik të organizuar nga Komisioni për buxhet dhe financa i Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrësit thanë se Kosova është i vetmi vend ku zbatohet një shkallë tatimore për të gjitha produktet, përderisa në vendet e BE-së zbatohen 2 apo 3 shkallë tatimore varësisht nga produktet.