Telegrafi

Kritikohet porkurorja speciale Katica Janeva (Video)

????????????????????????????????????

Opcioni qytetar për Maqedoninë (OQM) ka lëshuar akuza në drejtim të prokurores speciale publike, Katica Janeva për joprofesionalizëm dhe punë tendencioze, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ljupço Prenxhov, si dëshmi për këtë është pjesa e raportit të saj, ku sipas tij, Janeva ”hapur dhe në mënyrë transparente bashkëpunon me të gjithë strukturat krimogjene, ose potencialisht kriminale në shtet dhe bën thirrje deri te të gjithë subjektet të cilët kanë materiale të përgjuara në mënyrë të paligjshme, t’ia dorëzojnë në afat sa më të shpejtë.”/Telegrafi/