Artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, G4shi, është mjaft aktiv dhe tashmë numëron mbi një milion ndjekës vetëm në Instagram.
Ai shpesh adreson çështje të ndryshme me fansat e publikun, derisa së fundmi ka folur për kritikat që ka marrë rreth peshës trupore.
Krijuesi i hitit “Creep On Me” thotë se kur është dobësuar të gjithë i thoshin që ta ndalojë drogën, derisa tani që është më i shëndoshë të gjithë komentet janë negative.
“Për njerëzit që më quajnë të trashë. Mund të shkoj gjithmonë në palestër. Humbni pak peshë. Por do të jesh gjithmonë i shëmtuar brenda dhe jashtë”, ka thënë ai.
“Kur humba peshë vitin e kaluar. Shkoni në palestër, të gjitha komentet ishin ‘ndalo përdorimin e drogës dukesh i çmendur’. Kur ha dhe jetoj jetën time, bëj palestër ti dukesh i shëndoshë në këtë pike. Do të pendohem edhe nëse i kushtoj vëmendje. E dua jetën time dhe atë se kush jam, kjo është hera e fundit që flas për këtë”, vazhdon më tej reperi.
Ai tani ka nisur punën për një album të ri, në të cilin do ta ketë të ftuar edhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton. /Telegrafi/