Site icon Telegrafi

Kritikohet për Bahri Shaqirin, Meta: Më udhëheq Kushtetuta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta iu përgjigj kritikëve lidhur me propozimin e tij për vendosjen në krye të Këshillit të Lartë të Shtetit (KLSH), të Bahri Shaqirit.

Meta tha se në punën e tij, e udhëheq Kushtetuta dhe interesi publik.

“Kushtetuta dhe interesi publik më udhëheqësin në veprimet dhe aktet e mia”, tha presidenti Meta.
Kujtojmë se zëra nga mazhoranca pohuan se Shaqiri nuk plotësonte kriteret ligjore për këtë detyrë.

Këto deklarata presidenti Ilir Meta i bëri, pas homazheve para bustit të Ismail Qemalit, në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version