Telegrafi

Kritikohet paraqitja e Messi me kombëtaren

Messi sërish bëri një paraqitje jo aq mbresëlënëse në miqësoren kundër Gjermanisë, të cilën Argjentina e fitoi me rezultat minimal 1-0.

“Messi është një prej atyre që e shqetëson ekipin kombëtar. Sulmuesi i Barcelonës nuk po arrin nivelin të cilin e ka në klubin katalanas”, shkruan La Nacion, derisa gazeta tjetër Clarin ka pyetur “Ku je Messi?”.

“Më shumë se një herë Messi e ka bërë gabimin duke u rikthyer në pjesën e tij të fushës, duke e marrë topin dhe duke e humbur atë. Ai ende nuk është aq i rëndësishëm për ekipin kombëtar sa është për Barcelonën”, ka shkruar Ole./Telegrafi/