Telegrafi

Kritikohen lojtarët e Realit – Lanë shumë papastërti në zhveshtoret e Leonesas (Video)

Real Madridi vërtet shfaqi paraqitje të mrekullueshme ndaj Leonesas mbrëmjen e kaluar në kuadër të Copa del Rey, por e tillë nuk ka qenë sjellja e tyre jashtë fushës.

Real Madridi mposhti skuadrën inferiore me rezultat 7-1 dhe u dit që këtë do ta bënte me mjaft stil, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, Marca ka arritur që të hyjë në zhveshtoret ku ka qëndruar Real Madridi dhe ajo që ka gjetur ka qenë tronditëse.

Kanaçe të pijeve energjike, shishe dhe papastërti të tjera llojeve janë parë në zhveshtoren e Realit.

Kjo ka irrituar vendasit dhe vet sportiven madrilene, të cilët janë çuditur me sjelljen e lojtarëve të klubit mbretëror.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Real Madridin

Tek e fundit nuk kanë faj lojtarët e Realit, ata nuk merren me pastri në Bernabeu, ka kush t’a bëjë këtë punë. /Telegrafi/