Telegrafi

Kritikët janë të padrejtë me Gareth Bale – statistikat e tij janë mbresëlënëse, madje krahasuar edhe me legjendën Zidane

(Foto: Getty Images/Guliver/Daily Mail Sport)

Gareth Bale është i padëshiruar te Real Madridi, ndërsa është raportuar se ai nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane.

Në sezonin e kaluar, anësori uellsian ishte kritikuar në disa raste, duke qenë se për shkak të lëndimeve dhe rënies në formë, nuk i kishte arritur pritshmëritë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gareth Bale

Për këtë arsye, gjatë kësaj vere, Reali e ka vënë në listën e atyre që do të largohen, ndërkohë që klubet që e duan, nuk janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e tij e as pagën e lartë të 30-vjeçarit.

Në ndërkohë, Daily Mail Sport ka nxjerrë disa statistika të Bale te Los Blancos, të cilat duken të jashtëzakonshme

Madje, ai rezulton edhe më i suksesshëm se vet legjenda Zidane, kur bëhen krahasime të disa prej këtyre të dhënave. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/Daily Mail Sport)