Mad Max: Fury Road është filmi më i mirë në dhjetë vitet e fundit.
Të paktën duke u bazuar në vlerësimin e 250 kritikëve dhe regjisorëve që dhanë votën e tyre në sondazhin e publikuar nga faqja e filmit – World of Reel.
Atyre u është kërkuar të listojnë pesë filmat e tyre të preferuar në dekadën e fundit dhe më pas kanë bërë një listë prej 75 filmash.
Në vendin e parë u gjend filmi i realizuar para katër vjetëve, vepër post-apokaliptike e George Millerit.
Në pozitën e dytë është The Tree of Life, ku pasohet nga Moonlight si dhe Boyhood. The Social Network zë pozitën e pestë të renditjes.
Më poshtë Telegrafi ju sjell listën me dhjetë filmat më të mirë të dhjetë vjeçarit të fundit.
01. Mad Max: Fury Road (54 vota)
02. The Tree of Life (44 vota)
03. Moonlight (38 vota)
04. Boyhood (31 vota)
05. The Social Network (30 vota)
06. The Master (27 vota)
07. Roma (26 vota)
08. Phantom Thread (25 vota)
09. A Separation (23 vota)
10. Inside Llewyn Davis (21 vota)