Që kur fitoi festivalin e RTSH-së dhe mori të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, Eneda Tarifa u përball me kritika të mëdha.
Të shumtë janë ata që mendojnë se kënga nuk është e denjë për festivalin evropian dhe mospërkrahja për këngëtaren shqiptare po vazhdon akoma, transmeton Telegrafi.
Veç këngës,e cila mori shumë “mos pëlqime” në “Youtube”, Eneda kritika mori edhe për anglishten e saj si dhe për disa nga interpretimet në koncertet live nëpër Evropë.
Tarifa, e cila në skenën e Eurosongut do të shfaqet e parafundit me radhë është këngëtarja më e kritikuar nga të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në festival ndër vite./Telegrafi/