Site icon Telegrafi

“Kritikat më kanë bërë më të fortë!”

David Alaba ndihet edhe më i fortë pas kritikave që i ka marrë nga eliminimi i Austrisë në Kampionati Evropian.

Mbrojtësi austriak ka kaluar një sezon me luhatje, gjë kjo që ka bërë të kritikohet në vendin e tij për shkak të formës.

“Kritikat në Austri, të cilat erdhën pas eliminimit tonë, unë i kam pranuar”, ka thënë fillimisht Alaba për Bild.

Lexo po ashtu Alcantara ka një dëshirë me Bayernin

“Kjo ishte një përvojë e re për mua, sepse jam relativisht i ri. Por unë kam dalë i fortë prej tyre”, përcjell Telegrafi.

“Kjo më ka formuar mua si person, por edhe si një lojtar në fushë. Kritikat pas Kampionatit Evropian më kanë bërë edhe më të fortë!”, përfundoi austriaku. /Telegrafi/

Exit mobile version