Site icon Telegrafi

Kritika për restorantin që ndalon prindërit të hynë me fëmijë nën pesëvjeçar (Foto)

Restoranti ‘Organic Kitchen’ që ndodhet në Londër, ka ngjallur kritika të mëdha, pasi e ka ndaluar hyrjen dhe qëndrimin e prindërve, që i kanë fëmijët nën pesë vjet.

Ky lokal i destinuar për familjarë, e ka vënë një shënim në derë kur tregon ndalesën diskriminuese dhe shumë bizare, transmeton Telegrafi.

Për këtë veprim, është kërkuar që të bojkotohen shërbimet dhe qëndrimi në të, derisa të hiqet ky vendim.

“Ata vetëm qajnë dhe nuk e lërë rehat askënd, përfshirë edhe prindërit e tyre. Të kemi ambient të qetë dhe të gjithë të jemi të qetë”, janë arsyetuar pronarët e biznesit.

Por, klientët e rregullt e kanë parë si nënçmim dhe kanë thënë se më nuk do ta vizitojnë.

“Unë i kam fëmijët e rritur, por bëjnë tollovi njëjtë sikur të ishin shumë të vegjël. Të hiqet ky ndalim, sepse të gjithë fëmijët janë të njëjtë” ka thënë një nënë, lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version