Telegrafi

Kritika për reperin që u hidhte para të varfërve dhe qeshte derisa ata i mblidhnin nëpër tokë (Video)

Reperi Relo nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, është kritikuar për ‘degradim’ pasi e ka postuar një video, ku shfaqet duke u hedhur para të varfërve.

Këngëtari ka shkuar pranë një grupi të pastrehëve ku i ka gjuajtur 30 mijë dollarë dhe më pas ka qeshur, derisa ata përpiqeshin t’i mblidhnin nëpër tokë, transmeton Telegrafi.

Ai së bashku me grupin e tij, janë mahitur dhe i kanë ngacmuar burrat e gratë, që me çdo kush donin t’i kapnin bankënotat në vlerë prej 100 dollarësh.

“Nuk dua të shkoj në klub nate dhe t’ju hedhë para valltareve, kur mund të shkojë tek zezakët e mi dhe të hedhë para sikur bie shiu”, ka shkruar reper, emri i vërtetë i të cilit është Terell Davis.

Por, veprimi tij ka ngjallur shumë kritika dhe ai është akuzuar për poshtërim dhe tallje me njerëz në nevojë.

“Ke mundur të ju japësh paratë si duhet dhe të lavdërohesh, e jo t’i konsiderosh si shtazë këta njerëz të varfër”, është një nga komentet e shumta që janë bërë lidhur me videon. /Telegrafi/