Telegrafi

Kritika nga jashtë për uljen e numrit të vëzhguesve në Rusi

Në Rusi më 2 dhjetor zgjidhet parlamenti i ri. Qeveria në Moskë do të lejojë shumë më pak vëzhgues të jashtëm krahasuar me katër vite më parë, duke paralajmëruar botën e jashtme që të mos ndërhyjë.

OSBE-ja kësaj radhe do të dërgojë maksimumi 70 vëzhgues për një kohë fare të shkurtër. Por Rusia i ka hedhur poshtë kritikat.

Shefi i komisionit qendror të zgjedhjeve, Vladimir Churov, tha se numri i vëzhguesve është i mjaftueshëm, vende të tjera ftojnë ndonjëherë shumë më pak vëzhgues të OSBE-së, tha ai. /DW/