Telegrafi

Kritika nga baballarët, për një mbishkrim në rrobën e fëmijëve (Foto)

Në Shtetet e Bashkuara është vënë në shitje një rrobë, ku jepen instruksione se si duhet babai të vesh fëmijën.

Përmes shigjetave tregohet se ku vendosen duart, koka dhe pjesa ku hapet për të ndërruar pelenën. Ndërsa. në mes shkruan se është e sigurt ta përdoret nga babai. Por, kjo është parë si ofenduese, meqë shumë etër kujdesen për fëmijët e tyre po aq sa nënat, transmeton Telegrafi

Instruksionet se si duhet të veprojë babai

“Qëllimkeqe dhe pa respekt. Fëmijët gëzojnë shumë kujdes nga babai”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, ka të tillë që e kanë marrë me shaka dhe nuk iu ka penguar përmbajtja që shkruhet.

“Instruksionet nuk mjaftojnë; duhet të shkruhet edhe ku është vendi për të futur këmbët”, ka komentuar dikush tjetër. /Telegrafi/