Këto janë postimet e fundit nga Bashkia e Shkupit. Siç shihet nga fotografitë, Bashkia e Shkupit informon për përfshirjen e tyre në aksion pastrimi. Reagojnë qytetarët me komente në këto shpallje.
“Seriozisht e keni që shpallni këso gjërash?” “Ajo është detyrë e kryetarit, nuk duhet ndërrmarë asnjë aksion.” “Nëpër qytet po vlojnë gjarpërinj. Ajo është puna juaj, çfarë janë këto budallallëqe
“Aksion”?”
Qytetarë të tjerë të cilët i anketuam në lidhje me pastërtinë e qytetit u përgjigjën duke thënë se qyteti është relativisht i pastër. Ata thonë se edhe vet qytetarët janë përgjegjës për mbeturinat, ose papastërtinë e qytetit
“Më parë ka qenë më pastër. Po tani, është detyrë e kryetarit të kujdeset për qytetin, për njerëzit e qytetit, meqë shumë njerëz kalojnë këndej. Ky vend është më i frekuentuar.”
“Përafërsisht qyteti është i ndotur, i papastër, ajri është si është. Ne jemi vetë fajtorë për këtë.”
“Definitivisht ka përmirësimë në pastrimin e qytetit, por duhet ende punë. Kjo gjë nuk mund të arrihet përnjëherë, duhet edhe qytetarët të kontribojnë, nuk mund të bëhet sikurse me shkop magjik. Që të ngritet edhe vetëdija e qytetarëve, në njëfarë mënyre duhet që të shpallen”, thanë disa qytetarë.
Nga organizata ambientaliste Go Green thonë që kryeqyteti nuk është i pastër, porse qytetarët nuk e vërejnë ngaqë janë mësuar ta shohin ashtu. Ata presin që edhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm, sikurse edhe Bashkia e Shkupit.
“Shkupi relativisht është qytet i ndotur. Gjithandej gjejmë mbeturina, edhe nëpër rrugë edhe nëpër parqe, gjithandej. Këtë ne nuk e vëmë re, ngaqë jemi ambientuar që ta shohim se si rreth nesh ka papastërti. Mbeturinat na janë bërë normale. Duhet që të shtohet numri i kontejnerëve, dhe pse ka mjaftueshëm, por shpesh herë koshet e mbeturinave përfundojnë nëpër hekurishte. Kështu që Bashkia e Shkupit duhet të gjejë zgjidhje në lidhje me kontejnerat”, tha Anamarija Velinovska, GoGreen.
Nga hulumtimi i fundit që ka bërë organizata Go Green, rezulton se vetëm 2% e mbeturinave në Shkup riciklohen. Kjo ndikon tejet negativisht në ndotjen e qytetit./TV21/