Telegrafi

Kritika dhe ankesa si urim për ditëlindje? Kështu ju urua në mënyrë mjaft interesante ditëlindja Arben Ahmetit të TV Dukagjinit nga stafi i emisionit “Zyra e Ankesave” (Video)

Ditëlindjet rëndom kalojnë me festa të ndryshme.

Megjithatë, një urim më ndryshe kanë vendosur t’ia bëjnë Arben Ahmetit stafi i emisionit që ai drejton, “Zyra e Ankesave”.

Një prej emisioneve më të shikuara në vend që vjen çdo mëngjes në TV Dukagjini, duket se ka edhe stafin mjaft kreativ.

Së paku kështu dallohet në një video që ka publikuar vet prezantuesi dhe analisti i njohur, ku shihet se si stafi i tij ankohet për të duke listuar ankesa të shumta.

Po ashtu, në video shihet se si Ahmeti nuk përgjigjet në telefon, ndonëse ai vet kritikon kryetarët e komunave që nuk i përgjigjen në telefon për t’ua drejtuar kritikat dhe problemet në vendet e tyre.

Dhe, kritikat drejtuar ndaj tij duket se shërbyen vetëm për një urim më ndryshe, pasi në fund i gjithë stafi ja uron ditëlindjen prezantuesit të njohur.

Një urim i tillë mjaft kreativ vjen me rastin e fillimit të një epoke të re po ashtu kreative për TV Dukagjinin, me një skemë programore tejet atraktive dhe vizualitet të shkëlqyer falë hapësirave të reja me studio të reja të emisioneve që janë edhe fjala e fundit për botën e televizionit. /Telegrafi/