Site icon Telegrafi

Kriter i ri për pensionistët – dëshmi për vendbanim të përhershëm (Video)

Pensionistët duhet të plotësojnë edhe një kriter në të ardhmen për të gëzuar pensionin e tyre.

Keqpërdorimet, sidomos me pensionet bazë dhe ato me aftësi të kufizuar, e kanë shtyrë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të kërkojë dëshmi për vendbanimin e përhershëm, raporton KTV.

Improvizimet me adresat e banimit u kanë dhënë mundësi shumë personave që të marrin një pension nga shteti, pa qenë fare banor i Kosovës.

Mirëpo, sipas drejtorit të Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës, Bahri Xhaferi, me ndryshimet e udhëzimit administrativ, atyre që nuk janë banorë të Kosovës do t’u ndalen pensionet.

Mirëpo, deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq, këtë veprim e sheh si të kundërligjshëm, ku atakohet sidomos komuniteti serb dhe të zhvendosurit pas luftës.

Ndonëse e konsiderojnë si qëllimmirë këtë veprim të ministrisë, pensionistët thonë se sigurimi i një dëshmie se janë banorë të përhershëm do të jetë i vështirë për shumëkënd.

Zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë bërë të ditur se me pastrimin e listave do të kursejnë miliona euro.

Exit mobile version