Site icon Telegrafi

Kristjan Asllani shënon gol të bukur në ndeshjen e parë me fanellën e Interit

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e tij të parë me Interin, ku u transferua para disa ditësh nga Empoli.

Asllani ka pak më shumë se një javë që u transferua te Interi si huazim për katër milionë euro me obligim blerje për 10 milionë euro tjera në fund të sezonit.

Djaloshi shqiptar ka nisur tash e disa ditë stërvitjet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi dhe gjithçka po shkon mirë.

Lexo po ashtu Kristjan Asllani - numri i fanellës, e përbashkëta me Interin dhe historia e tij motivuese deri tek transferimi te Nerazzurrët

Mesfushori energjik tashmë ka gjetur edhe golin e parë me fanellën e Nerazzurëve, pikërisht në ndeshjen e tij të parë.

21-vjeçari ka shënuar gol në miqësoren e sotme ndaj F.C. Milanese, të cilën Interi e fitojë me rezultat të thellë 10-0.

Asllani shënoi një gol të bukur duke ndal një aksion dhe pastaj me një depërtim të mirë dhe goditje të fortë gjeti rrjetën.

Golat tjera u shënuan nga Joaquin Correa, Romelu Lukaku, Lautaro Martinez dy herë, Fontanarosa, Sangalli, Andrea Pinamonti, Valentin Lazaro dhe Curatolo. /Telegrafi/

Exit mobile version