Interi po barazon me Empolin pas 45 minutave të para në Giuseppe Meazza.
Ka qenë një pjesë e parë fantastike ku janë parë katër gola shumë të bukur 2-2.
Në listën e golashënuesve për mysafirët ishte edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Mesfushori shqiptar pranoi një top të bukur në zonë dhe e mposhti portierin Handanovic për 0-2.
Interi u rikthye në lojë duke barazuar gjithçka në pjesën e parë falë një autogoli nga Romagnoli dhe shënimit të Lautaro Martinez në pesë minutat e fundit të pjesës së parë. /Telegrafi/
https://twitter.com/MedioVideo/status/1522632793137684483?s=20&t=hrgkv03yQvmh3C1azVqYLQ