Kristjan Asllani e ka kaluar Interin në epërsi në duelin me Genoan që po zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Ndeshja nisi me dominim nga Nerazzurët, me çka edhe u shënua goli i epërsisë.
Ishte minuta e 31-të e takimit kur Asllani pranoi një asistim nga Alexis Sanchez për rezultatin 1-0.
Ky ishte goli i parë i reprezentuesit të Shqipërisë deri më tani në këtë sezon, ndërsa ka edhe dy asistime.
Interi aktualisht po fiton 2-0 ndaj Genoas, ndërsa Sanchez (37′) shënoi nga penalltia/Telegrafi/
ASLLANI’S FIRST GOAL FOR INTER!
— F.C. InterData (@Fcinterdata) March 4, 2024