Site icon Telegrafi

Kristina Vogel tregon se është e paralizuar nga qafa e poshtë

Kristina Vogel (Foto: Instagram/Kristina.Vogel)

Kampionia olimpike gjermane, Kristina Vogel, në garat me biçikleta në pistë, rikthehet të flasë pas incidentit të 26 qershorit të kaluar.

Me dy medalje të arta dhe një të bronztë mes dy olimpiadave “Londër 2012” dhe “Rio 2016” në palmaresin e saj, Vogel ka mbetur e paralizuar nga këmbët pas rrëzimit në stërvitje, transmeton TCH.

“Është një situatë e tmerrshme. Megjithatë më duhet ta them, nuk mundem më të eci”, ka shpjeguar ajo për Der Spiegel.

Vogel u përplas me një tjetër çiklist sprintier në pistën e Cottbusit, e më pas u operua në mënyrë urgjente.

“Nuk mund të eci më, kjo është situata të cilën nuk mund ta mbuloj më”.

“Por çfarë të bëj, përveçse të shoh përpara? Mendoj se, sa më parë ta pranoj këtë realitet, më mirë do të mund ta menaxhoj”, ka deklaruar ajo.

Exit mobile version