Telegrafi

Kristin Davis e pikëlluar që nuk do të xhirohet “Sex and the City 3”

Aktorja Sarah Jessica Parker tashmë ka konfirmuar se është anuluar xhirimi i vazhdimit të tretë të filmit “Sex and the City”.

Kolegia e saj, Kristin Davis, e cila në seriale dhe në filmat paraprakë e ka portretizuar rolin e Charolotte, ka thënë se i është thyer zemra kur e ka mësuar këtë lajm.

“Gjithmonë dua t’i kthehem historisë sonë të gjatë me ‘Sex and the City’. Jam shumë e kënaqur që e kam luajtur rolin e Charlotte gjatë gjithë ngritjeve dhe rënieve të saj”.

Lexo po ashtu Nuk ka vazhdim të "Sex and the City"

“E vërteta është se nuk do ta xhirojmë filmin e tretë. Do të kisha dashur që kapitullin e fundit ta kishim bërë sipas kushteve tona, në mënyrë që ta përfundonim tregimin e karaktereve tona”.

“Është shumë frustruese, sepse nuk mund ta ndajmë me ju atë kapitull. Prandaj na mbeten kujtimet tona”.

“Ju lus që të jeni të vetëdijshëm se gjatë gjithë këtyre viteve e kemi ndier dashurinë tuaj dhe mbështetjen, dhe ju jemi falënderues. ‘Sex and the City’ do të mbetet gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Davis në Instagram.

Gjatë viteve 1998-2004, “Sex and the City” është emetuar si serial, kurse më pas u xhiruan dy filma.

Filmi i dytë u shfaq në vitin 2010 dhe përfitoi afro 300 milionë dollarë. /Telegrafi/