Kristen Bell është treguar jashtëzakonisht e sinqertë në intervistën për “Off Camera” në lidhje me luftën e saj me ankthin dhe depresionin.
Aktorja 35 vjeçare ka zbuluar se ajo është duke e luftuar këtë dukuri pothuajse tërë jetën e saj.
“Jam jashtëzakonisht person i varur nga të tjerët. Shkatërrohem pak kur mendoj se njerëzve nuk i pëlqej. E di se kjo nuk është e shëndetshme, por e luftoj tërë kohën”, ka sqaruar ajo.
“Më kujtohet se si kur isha me të vërtetë e vogël nëna më tha se kur të filloj të ndihem në këtë mënyrë, të shkoj të flas me mjekun apo psikologun, pra të shoh se si mund ta ndihmoj veten”, shtoi aktorja.
Kristen po ashtu foli edhe rreth asaj se si bota “kërkon t’i turpërojë” njerëzit që përballen me probleme mendore, por sipas saj kjo nuk është diçka me të cilën dikush duhet të ndihet i turpëruar, transmeton Klan Kosova. /Telegrafi/