Telegrafi

Kristel Karagjozi, pianiste e re dhe dhe me një sukses te jashtëzakonshëm performon në Rave

Kristel Karagjozi, një artiste e re mjaft e talentuar dhe premtuese, me një sukses të jashtëzakonshëm në vende të ndryshme të botës, për moshën e saj shumë të re.

Kristel Karagjozi ka lindur në 25 Korrik 2005 në Durrës/Shqipëri.

Ajo ka nisur të studioje piano në moshën 7 vjeçare në shkollën artistike “Jan Kukuzeli”.

Që në moshë të vogël, ajo ka marrë pjesë në shumë evenimente kombëtare dhe ndërkombëtare duke fituar çmime te para dhe absolute.

Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në konkurse mjaft të rëndësishme ndërkombëtare, ku është vlerësuar maksimalisht, si në Moskë(medalje ari dhe çmimi i audiencës), Toronto (çmim i parë dhe çmim i publikut), Montreal / Kanada (çmim i parë dhe Medalje Platinium) etj.

Kristel është nxënëse e M.Linda Zemblaku.

Me datën 19 qershor, e diel nga ora 21:00 keni shansin ta dëgjoni atë me një koncert virtual të mundësuar nga Rave Travel që njëherësh mund ta ndiqni edhe në faqen e Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/