Telegrafi

Kristaps Porzingis fiton garën e shkathtësive të All Star (Video)

Superylli i New York Knicks, Kristaps Porzingis, është shpallur fitues i garës së shkathtësive në All Star.

Java All Star ka hyrë në fazën kryesore, dhe para ndeshjes që mbahet të dielën pas mesnate, ishin yjet e NBA që morën pjesë në gara të ndryshme.

Një nga këto gara ishte edhe ajo e shkathtësive nëpër pengesa të ndryshme, ku më i miri u tregua Kristaps Porzingis i cili ishte i përpiktë në sfidat që i ishin përcaktuar, shkruan Telegrafi.

Ai në këtë garë mposhti Isaiah Thomas dhe John Wall. /Telegrafi/

Video e plotë nga gara: