Telegrafi

“Kristall”, publikohet bashkëpunimi i Azet me Nash

Reperi i njohur nga Podujeva, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, tash e një kohë ka nisur përgatitjet për albumin e ri.

Artisti, i cili pëlqehet mjaft shumë nga publiku, ka lansuar një nga këngët e këtij albumi.

Ai ka bashkuar forcat me reperin Nash, projekti i të cilëve mban titullin “Kristall”.

Foto: YouTube

Kënga e lartpërmendur në gjuhën gjermane do të jetë pjesë e albumit të ri të Azet, me po të njëjtin titull.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Azet

Albumi “Kristall” ndërkaq do të publikohet më 18 dhjetor të këtij viti.

Projekti tashmë është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore, përfshirë YouTube, Spotify etj. /Telegrafi/