Telegrafi

Krisma në Tetovë

Para pak çastesh në qendër të Tetovës, ka pasur krisma, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, nuk dihet nëse ka të lënduar për momentin.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi për TetovaSot tha se ka pasur krisma.

“Po ka pasur krisma në qendër të Tetovës, nuk dihet ende se me çfarë është gjuajtur dhe nga kush, policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj” u shpreh Rexhepi për Tetovasot.