Pas mesnate janë dëgjuar krisma në afërsi të Spitalit në Tetovë, e sipas informacioneve të para ka edhe një person të vrarë.
Krismat janë dëgjuar nga banorët e lagjes dhe janë raportuar në polici.
Merret vesh se policia dhe organet e rendit janë në vendin e ngjarjes ndërsa me informacione të detajuar do të dilet gjatë ditës së dielë. /Telegrafi/