Telegrafi

Krisma në një dasmë në Tetovë

Foto: Ilustrim

Mbrëmë në Stacionin Policor të Tetovës është paraqitur prishja e rendit dhe qetësisë publike me krisma të armëve të zjarrit në lagjen Drenovec të Tetovës.

“Zyrtarët policorë kanë kryer kontroll dhe kanë konstatuar se ka qenë krisur në dasmë në një shtëpi në pronësi të M.L (47) nga fshati Poroj. Ai ka deklaruar se disa nga të pranishmit ka shkrepur disa krisma. Në vendin e ngjarjes janë gjetur plumbat e krisura nga municion të pistoletës”, thonë nga Policia

Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/