Telegrafi

Krisma në Gostivar, një person dërgohet në Qendrën urgjente

Foto: Ilustrim

Dje rreth orës 13.20 në Gostivar, nga një plumb qorr është plagosur në këmbë shtatëdhjetëvjeçari Q.M. nga fshati Banjicë e poshtme e Gostivarit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Plumbi qorr bujkun plak e ka goditur derisa ai ka qenë duke punuar në arën e tij. Q.M. është trajtuar në Qendrën klinike në Tetovë, por për shkak të seriozitetit të plagëve ai është dërguar në Qendrën klinike të Shkupit.

Policia është duke i ndërmarrë masat e nevojshme për zbardhjen e tërësishme të rastit./Telegrafi/