Telegrafi

Krisma mes dy grupeve në Shkup, s’ka të lënduar

Krisma me armë zjarri është denoncuar pas mesnatës në hotelin ‘Alexandar Pallace’ në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB tre persona kanë shkrepur armët ndaj personave që kanë qenë në restoran, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Më 01.12.2019, rreth orës 00:35 është denoncuar krisma me armë zjarri në hotelin ‘Alexandar Pallace’ në Shkup. Të lënduar nuk ka. Sipas denoncimit, duke qëndruar në restorant ndaj personave E.I (21), E.I (25), O.B (35), K.I (41) dhe L.Q (25) tre persona kanë filluar të shkrepin armët ndaj tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në fund thuhet se personi L.Q ka shkrepur ndaj tyre me pistoletën zyrtare pasi ka qenë zyrtar policor i cili nuk ka qenë në punë. Të lënduar nuk ka por policia po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi.