Telegrafi

Krisje në raportin mes Brunos dhe Ronaldos, ky i fundit mbetet duke shikuar me habi

Tifozët e Manchester United besojnë se ka pasur tensione mes Cristiano Ronaldos dhe Bruno Fernandes pas takimit përpara nisjes së Portugalisë në Katar për Kampionatin Botëror.

Pjesë nga intervista e jashtëzakonshme e portugezit me Piers Morgan vazhdojnë të publikohen në internet përpara datës së transmetimit të së mërkurës dhe të enjtes.

Ndërkohë, Ronaldo është bashkuar me bashkëlojtarët e tij ndërkombëtarë për të udhëtuar në Katar për ndeshjen hapëse të Portugalisë në Grupin H me Ganën më 24 nëntor.

CNN shpërndau pamjet e Fernandes duke hyrë në dhomën e zhveshjes së Portugalisë përpara se të takohej me Ronaldon, i cili tashmë po ndërrohej.

Mesfushori vendos dorën e tij në krahun e Ronaldos, me pesë herë fituesin e Topit të Artë duke zgjatur tjetrën për një shtrëngim duarsh.

Mesfushori shtrëngon dorën e Ronaldos shumë shkurt përpara se të shkojë në anën e kundërt të dhomës.

Ronaldo dukej i hutuar ndërsa Fernandes po largohej, gjersa tifozët janë të bindur se mes dyshes raportet janë ftohur. /Telegrafi/