Telegrafi

Krishtlindje kanë ardhur më herët për bukuroshen: Candice Swanepoel sërish është shtatzënë (Foto)

Ajo konsiderohet si një ndër modelet më të bukura të “Victoria’s Secret”. 

Candice Swanepoel ka konfirmuar tashmë se është në pritje të fëmijës së dytë.

Kështu së paku bukuroshja ka informuar përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram.

“Krishtlindjet erdhën më herët”, ka shkruar në Instagram, modelja e famshme jug-afrikane.

Në fotografinë e publikuar, 29-vjeçarja shihet teksa përkëdhel barkun e rrumbullakët, i cili tregon se është disa muajshe shtatzënë.

Kujtojmë se bukuroshja gjithashtu është nënë e një djali të quajtur Anaca, i cili ka ardhur në jetë vitin e kaluar.

Ndryshe, Swanepoel është e fejuar me Hermann Nicoli, i cili është model i famshëm në shtetin brazilian. /Telegrafi/